Kanë përfunduar takimet e ditës së sotme në Ligën e Parë.
Vitia ka ngritur flamurin e bardhë në duel me Istogun në udhëtim, teksa ka pësuar bindshëm me rezultat 3-0.
Me rezultat identik ka triumfuar edhe 2 Korriku ndaj Arbërisë në kryeqytet, ndërkohë ‘treshe’ ka shpërndarë edhe Fushë Kosova, teksa ka mposhtur Ramiz Sadikun (3-1).
Rezultat e ditës së sotme pritet të sjellin ndryshime në renditjen tabelare.
Rezultatet e ditës së shtunë:
Istogu – Vitia 3:0
Fushë Kosova – Ramiz Sadiku 3:1
2 Korriku – Arbëria 3:0