Fjalë Kyçe

Santiago Solari tregon problemin e vetëm te Reali

Santiago Solari tregon problemin e vetëm te Reali

Santiago Solari është paraqitur sot para mediave për të diskutuar ndeshjën e nesërme mes Real Madridit dhe Ajax, e cila luhet me fillim nga ora 21:00, në Santiago Bernabeu.

“Ne duam të kualifikohemi nesër, skuadra ka karakter mjaft shumë, diçka që unë jam krenar për këtë.”

“Vinicius JR ka shpejtësi, ai ka diçka speciale. Ai është ende i ri, mirëpo ka shumë talentë.”

“Cristiano  ka lënë gjurmë në këtë klub, është e vështirë të zavendësosh pjesën e tij. Ai është një legjend e këtij klubi.”

“Atmosfera në dhomën e zhveshjës është e fortë. Kjo skuadër ka karakter dhe eksperiencë. Ne duhet t’i kthejmë shanset në gola, ky është futbolli.”

“Është e trishtueshme që Sergio Ramos nuk do të jetë nesër në lojë. Karakteri i Ramos është i rëndësishëm në skuadër. Ne do të luftojmë në ligë deri në fund. Ne kemi një ndeshje nesër kundër Ajax dhe duam të kualifikohemi.”

“Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për nesër, përveç Llorente, i cili nuk është rikuperuar ende.”

“Kalendari ynë është ky që është, kemi shumë ndeshje radhazi, mirëpo kjo skuadër është e gatshme”, ka përfunduar Solari.