Lajmet e këqija në botën e sportit janë shtuar tash së fundmi.
Legjenda e WWE, King Kong Bundy ka ndërruar jetë, përcjell lajmi.net.
Shoumeni i Smack Down, që emri i vërtetë është, Christopher Alan Pallies, ka bërë një cicërim, katër orë para se të ndërron jetë.
Bundy kishte lindur në New Jersey, ndërsa u bë më i njohur për luftën me Hulk Hogan në Wrestlemania 2.
Shoku më i afërt i legjendës së WWE, David Hero, ka shkruar në rrjetet sociale se ai ka ndërruar jetë.
“Sot ne kemi humbur një legjendë, një njeri që e kam konsideruar si familje. Prehu në paq Chris, Ne të duam. Faleminderit që besove në mua.”, ka shkruar më tej ai.
RIP my friend. Thanks for your humor and kindness. #KingKongBundy pic.twitter.com/MdzLtvyy6S
— Hurricane Helms (@ShaneHelmsCom) March 5, 2019