Prishtina dhe Feronikeli do të përballen në takimin derbi të kësaj jave në IPKO Superligën e Kosovës, shkruan GazetaAlo.
Ish futbollisti i njohur i skuadrës nga kryeqyteti, Debatik Curri ka folur rreth kësaj sfide në një prononcim ekskluziv për GazetënAlo.
“Normal që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Ne si gjithmon do të futemi në këtë loj për fitore dhe vetëm fitorja na mban më afër titullit”, ka thënë fillimisht Curri.
Debatiku më tej ka folur edhe për titullin kampion të IPKO Superligës.
“Gjasat për titullin kampion i kanë të trija skuadrat e kreut të tabeles. Por normal që ne do të bëjm gjithçka që titullin ta kthejm në Prishtinë. Shpresoj që lojtarët nesër do të tregojnë në fushë se e meritojmë tutullin kampion”, ka deklaruar Debatik Curri.
Në pytjen nga GazetaAlo se si e parashikon rezultatin e këtij derbi, Debatik Curi është përgjigjur.
“Për rezultatin nuk kisha mujt me parashiku, por besoj se nesër Prishtina do të fitoj edhe do të bëj një ndeshje shumë të mirë”
“Duke e ditur se ne lujmë në Prishtinë dhe kemi tifozët që do janë një shtytje shumë e madhe, shpresoj që bashkë me ta të festojm nesër dhe të vazhdojmë rrugën drejt titullit”, ka përfunduar Debatik Curri ndihmës – trajner i Mirel Joses te skuadra e Prishtinës. /GazetaAlo