Kombëtarja e Kosovës në tenis për grupmoshën U-14 po merr pjesë në kampionatin evropian të shteteve në zhvillim, që po mbahet në Antalia të Turqisë, shkruan GazetaAlo.
Krahas kombëtares tonë, po marrin pjesë edhe: Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Moldavia, Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Malizi i Zi dhe Turqia.
Kosova po përfaqësohet me lojtarët: Melos Nallbani, Drinor Shamolli, Forta Morina, Aja Broqi, si dhe trajnerin Argjend Lecaj.
Kampionati i shteteve në zhvillim mbahet çdo vit në fillim të sezonit. Garat kanë filluar sot dhe do të vazhdojnë deri më 16 mars.
KOK iu uron fat dhe suksese garuesve tanë. /GazetaAlo