Neymar ka ‘shpërthyer’ ndaj gjyqtarëve që ndanë drejtësinë në ndeshjen PSG – Manchester United.
Manchester United ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas një fitore sensacionale 1:3 në ‘Parkun e Princave’ kundër PSG-së.
Goli që ia siguroi Manchester Unitedit kualifikimin u shënua pas minutës së 90’ nga penalltia, penallti e fituar me VAR.
Kundër kësaj penalltie ka reaguar Neymar, i cili shkaku i lëndimit nuk është paraqitur në këtë ndeshje.
“E turpshme. Katër djem që nuk dinë asgjë për futbollin e shikuan në mënyrë të ngadalësuar rastin në TV. Nuk kishte asgjë”, ka deklaruar Neymar, përcjell ‘lajmi.net’.
“Çfarë mund të bëjë ai me dorën e tij derisa kthehet mbrapa”.