Mediat spanjolle raportojnë se trajenr i Real Madridit do të jetë portugezi, Jose Mourinho, që sipas tyre ai do të marr drejtimin e klubit brenda kësaj jave.
Mirëpo për sezonin e ardhshëm, tekniku 56 vjeqar do të ju tregoj deren plot 14 lojtarve, mes tyre edhe Sergio Ramos e Marcelo, duke mos i kursyer as Modric, Casemiro e Kroos.
Të paktën kështu raporton DonBallon, sipas të cilës plot 14 lojtar do të përshendeten me Real Madridine e që kjo është kërkesë e vet Jose Mourinhos për të marr drejtimin e klubit.
Sergio Ramos, Marcelo, Nacho, Vallejo, Modric, Kroos, Casemiro, Ceballos, Valverde, Lucas Vazquez, Isco, Mariano, Bale dhe Benzema do të largohen pasi që nuk janë në planet e The Special One.
Kurse kërkesat e Jose Mourinhos janë: Militao, Hermoso, një mbrojtës i majtë pëlqehet Alaba dhe Alex Sandro, njëri do të transferohet, Eriksen dhe Milinkovic Savis nga Tottenham respektivisht Lazio dhe talenti Exequiel Palacios nga River Plate.
Objektivi i Mou është transferimi i Neymar apo Mbappe, Vinicius do të mbetet i paprekshëm bashkë me bashkëkombasin e tij Rodrygo Goes, kurse për sulmin, portugezi e pëlqen Kane, Jovic apo Werner.
Një revolucion tejet i madh dhe shumë i vështirë për tu arritur, megjithëse disa nga lojtarët e pëmendur do të tentohen gjatë afatit kalimtar të verës.