Që kishte zëra mbi një lamtumirë të mundshme të Neymar nga PSG në verë, kjo dihej prej kohësh.
Kur ka kaluar vetëm një ditë nga eliminimi i francezëve nga Champions League pas disfatës së rëndë në shtëpi përballë Manchester United, “Don Balon” ka dhënë sinjalet e “bombës” së merkatos.
Sipas medias spanjolle, një takim sekret mes babait të futbollistit brazilian dhe presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, është zhvilluar në Paris.
Duket se ishte diçka e planifikuar më parë, që në rast të dështimit të PSG në Champions League, Neymar do të largohej nga PSG, për shkak të dështimeve të shumta të klubit në fushën ndërkombëtare.