Pas fitores së fundit ndaj Ballkanit në Suharekë,skuadra Bardhekaltër synon vazhdimsi rezultatesh,synon fitoren e rradhës së bashku me tifozët Intelektualët në shtëpi përball Ferizajit, shkruan GazetaAlo
Ky është njftimi i tifo grupit “Intelektualët”.
Pas fitores së djeshme në Suharekë,skuadra jonë BardheKaltër synon vazhdimsi rezultatesh,synon fitoren e rradhës së bashku me ne në shtëpi përball Ferizajit.
E shtuna është dita e rradhës ku ne sërish mblidhemi në shtëpinë tonë “Selami Osmani-Bezi”,për të vazhduar ligjëratat tifozërike dhe për të mbështetur maksimalisht Dritën drejt një tjetër triumfi.Dashurinë dhe besnikrinë tonë ka kohë që e kemi dëshmuar.E kemi dëshmuar dhe i;u kemi treguar të gjithve se si përkrahet ekipi përkundër disa sezoneve rresht të vështira e në barazh,kurse tani që Drita jonë luan si kampion aktual jemi shum herë më të motivuar dhe pa arsye për të munguar aty ku e kemi vendin,andaj të shtunën ftojmë të gjith antarët tanë Ultras,të gjith tifozët pa dallim moshe e gjinie të bashkangjiten bashk me ne dhe të mbështesim e t;i këndojmë të vetmit klub në qytet,krenarisë së qytetit.
DRITA FC-Ferizaj
E shtunë,ora 13:30
#dritafc1947 #intelektualët1998
#SupportYourLocalTeam