Fjalë Kyçe

Jasharoski flet për sfiden ndaj KEK-ut

Jasharoski flet për sfiden ndaj KEK-ut

KEK-u e pret Prishtinën në takimin e jabës së 22-të të IPKO Superligës, shkruan GazetaAlo.

Kjo sfidë luhet në stadiumin “Agron Rama”, në Kastriot neesër (e diel) me fillim nga ora 13:30.

Para kësaj sfide ka folir sulmuesi i Prishtinëa Alen Jasharoski.

“Pres shumë që më fund të shënoj atë golin tim të parë me fanellën e Prishtinës. Por, më e rëndësishmja është të hyjmë qindpërqindtë në ndeshje, sepse as KEK-u dhe asnjë skuadër tjetër nuk është e lehtë dhe po dhamë maksimumin si në ndeshje me Feronikelin nuk do ta kemi problem që të kryejmë detyrën e t’i marrim tre pikët e radhës. E vërtet që kemi shumë mungesa, por mungesa kemi pasur edhe me Feronikelin dhe kjo nuk u vërejt në fushë, sepse të gjithë jemi të vetëdijshëm që vetëm me angazhim maksimal arrihet fitorja”, ka thënë sulmuesi, Alen Jasharoski. /GazetaAlo