Lajm i mirë për elektricistët pasi Isa Eminhaziri është i gatshem për takimin ndaj Prishtinës, shkruan GazetaAlo.
Eminhaziri nuk u paraqit ndaj Ferizajit në ndeshjen e fundit dhe ishte në dyshim për takimin me Prishtinën, por Rahoveciasi pohon që do jetë në fushë ndaj skudrës nga kryeqyteti.
Si duket periudha e mungesave te KEK-u do të përfundojë këtu, me të vetmin te suspenduar Drin Hoden.
KEKu dhe Prishtina përballen nesër në Kastriot me fillim nga ora 13:30. /GazetaAlo