Ylli kosovar shënon në kohë shtesë, e shpëton skuadrën nga humbja
March 10, 2019
Benjamin Kololli e ka shpëtuar skuadrën e tij, Zurichun nga humbja, duke shënuar në minutën e 90-të të ndeshjes për të barazuar rezultatin në 2-2.
Kujtojmë se Kololli kishte shënuar edhe golin e parë për Zurichun, duke realizuar në minutën e 40-të me anë të një goditje fantastike..
Thun po avanconte 2-1 deri në minutën e dytë të shtesës, por ylli i Përfaqësueses së Kosovës edhe një herë ishte vendimtar për skuadrën e tij, duke realizuar nga penalltia.B
Ky shënim e shpëtoi mysafirët nga disfata, derisa Zurich tani grumbullon 30 pikë dhe pozicionohet në vendin e gjashtë.