Flamurtari është ndalur me barazim pa gola me Ballkanin në kuadër të xhiros 22 të Ipko Superligës.
“Sot patëm një paraqitje jashtëzakonisht të mirë, sidomos në pjesë e dytë. Kemi dominuar ndeshjen, por futbolli është kësisoj. Realisht nuk është rezultat negativ duke e ditur se jemi disa ekipe të nivelit të njëjtë”, deklaroi Thaqi për SuperSport.
Ai ka besim në futbollistët e tij.
“Nëse lojtarët angazhohen kësisoj edhe në ndeshjet e ardhshme besoj se nuk do të kemi telashe”, përfundoi Thaqi.