Pasi luajti një ndeshje tjetër në kampionat pa Neymar, menaxheri i Paris Saint-Germain Thomas Tuchel pranon që klubi duhet ta zgjidhë situatën sa më shpejt që të jetë e mundur.
Sulmuesi brazilian vazhdon të jetë i lidhur me Barcelonën, ndërsa raportohet se edhe Real Madrid është në objektiv.
Me Neymar ende jo të gatshëm pas fitores së PSG 4-0 ndaj Toulouse të dielën, Tuchel është nën stres, transmeton lajmi.net.
“Gjithmonë ka qenë qëllimi ynë ta mbyllim këtë punë sa më shpejt të jetë e mundur”, i tha Tuchel Canal + pas ndeshjes.
“Leonardo e di që unë dua ta mbaj atë. Por kjo nuk varet vetëm prej tij. Situata nuk është shumë e qartë, po. Dhe ne duhet ta sqarojmë”.
Kujtojmë që përveç Neymar, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani pësuan dëmtime në ndeshjen e djeshme.