Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka folur para sfides ndaj Atletico Madridit, shkruan GazetaAlo.
Cristiano ka deklaruar se kjo përballje nuk do të jetë e lehtë për tu fituar.
“Atletico janë ekip i fortë, të gjithë e dinë këtë. Ata luajnë në mbrojtje mirë, nuk rrezikojnë dhe luajnë me kundër-sulme, por ne jemi të gatshëm, ne do të bëjmë gjithçka për të fituar.”, ka deklaruar – Cristiano Ronaldo.
Juventus – Atletico Madrid luhet somte me fillim nga ora 21:00. /GazetaAlo