Vjosa Osmani është kandidatja për Kryeministre nga radhët e LDK-së, shkruan GazetaAlo.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i LDK-së, Isa Mustafa në një konferencë për shtyp, pas mbledhjes së Kryesisë së partisë.
“Ne biseduma sot për kandidatin për kryministër arritëm marrëveshje me pajtim të plotë, për kandidat kemi pas Lutfi Hazirin dhe Vjosa Osmanin”, u shpreh Mustafa.
Mustafa tutje u shpreh se propozimin për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për kandidate të kryeministres ka qenë nga Lutfi Haziri.
Kandidatja për kryeministre të Kosovës,Vjosa Osmani falenderojë kolegët për mbështetjen, në veçanti liderin e partisë Isa Mustafa.
Deklarata e saj.
Faleminderit kryetar falënderoj të gjithëve për interesimin kaq të madh jo rastësisht në këto 30 vitet e fundit historia e LDK-së por edhe e Kosovës është përcaktuar pikërisht në vendin ku partia më e madhe në Kosovë i ka ndërtuar politikat për këtë vend. Dua t’i falënderojë së pari kolegët, në radhë të parë kryetarin Mustafa për mbështetjen për të gjithë ne që si shumë te rinjë e kemi fillu rrugëtimin në politikë, pra për këto më shumë se 15 vite, por edhe secilin koleg tjetër qe sot ma dhanë mbështetjen e pakontestueshme dhe unanime që bashkërisht, me qytetarët e Kosovës ta kthejmë Kosovën në rrugë të drejtë që bashkërisht me qytetarët e Kosovës ta nxjerrim këtë vend nga humnera të cilët e kanë vendosur njerëz të pandërgjegjshëm, njerëz të korruptuar të cilët asnjëherë interesin e qytetarëve nuk e kane pasur prioritet, i garantoj qytetarët që asnjëherë më nga sot e tutje nuk do të ndihen se nuk kanë zë në veçanti të gjitha gratë, vajzat, nënat./GazetaAlo/