Fjalë Kyçe

Lojtarët nga IPKO Superliga që u ftuan nga Përfaqësuesja e Kosovës

Lojtarët nga IPKO Superliga që u ftuan nga Përfaqësuesja e Kosovës

Grupmoshat U-21 të Kosovës do t’i zhvillojnë dy ndeshje miqësore këtë muaj.

Futbollistët e talentuar të Kosovës do të përballen me Turkmenistanin më 24 mars, ndërkaq dy ditë më vonë me Maltën

Të hënën, trajneri Rafet Prekazi publikoi listen e futbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje.

Në këtë grumbullim, kishte ardhje të reja, si dhe befasi.

Ndër to ishte edhe talenti që luan në Milan, Ismet Sinani.

Gjithashtu, trajneri Prekazi ka ftuar edhe futbollistë që luajnë në Superligën e Kosovës.

Florian Smakiqi, Blend Baftiu, Donat Hasanaj, Blend Baftiu dhe Jetmir Topalli janë në mesin e të grumbulluarve.

Baftiu dhe Topalli, futbollistë të Ballkanit, nuk ishin fillimisht të ftuar nga Prekazi, por sot klubi nga Theranda bëri të ditur se dy futbollistët tashmë kanë marrë ftesë.