Fjalë Kyçe

Pyetja e gazetarit që ndryshoi fytyrën e Zidane në prezantimin e tij (VIDEO)

Pyetja e gazetarit që ndryshoi fytyrën e Zidane në prezantimin e tij (VIDEO)

Të hënën Zinedine Zidane u rikthye në Real Madridi dhe nënshkruajti një kontratë të vlefshme deri në vitin 2022.

Tekniku Francez i cili para vetëm 8 muajsh kishte dhënë dorëheqje nga drejtimi i ekipit Madrilen, u rikthye që të drejtojë ekipin pasi dëshiron që t’a dërgojë edhe njëherë klubin në majat e futbollit.

Në prezantimin e tij, një gazetar i bëri një pyetje Francezit e cila ia ndryshoi pamjen e fytyrës së tij.

”A keni borxh ndaj Madridit për shkak të mënyrës se si u larguat më 31 maj, apo ndoshta jam gabim?, ishte pyetja e gazetarit.

Ndërsa Zidane iu përgjigj atij: ”Po jeni gabim, nuk kam asnjë borxh. Tani jam rikthyer por kur jam larguar për mua ishte opsioni më i mirë për të gjithë jo vetëm për mua.”