Kjo pasi që sulmuesi e ishte lidhur drejtpërdrejtë me video në ‘Facebook’, derisa po e kryente aktin e tmerrshëm.
Përfaqësuesja e ‘Facebook’ në Zelandën e Re, Maria Garlick, në një email për Bussines Insider ,a shprehur ngushllimet për familjarët.
“Zemrat tona janë sot me viktimat, familjet e tyre dhe komunitetin e prekur nga ky akt i tmerrshëm”, ka thënë ajo.
Ajo ka treguar se si Policia kishte njoftuar ‘Facebook’ pasi kishte parë videon live.
“Policia e Zelandës së Re na alarmoi për një video në facebook, dhe ne shpejt e hoqëm nga llogaritë e Facebook-ut dhe Instagram’, ka shtuar Garlick.
Ajo ka treguar se janë duke fshirë edhe çfarëdo komenti që bëhet në mbështetje të këtij krimi.
“Ne do të punojmë drejtpërdrejtë me Policinë e Zelandës së Re, pasi hetimet e tyre do të vazhdojnë”, ka thënë ndër të tjera ajo.
Sulmuesi kishte pritur ditën e premte për të kryer aktin e tmerrshëm, pasi në këtë ditë myslimanët ishin grumbulluar në Xhami për t’u falur.
Para se të kryente sulmin, në videot e publikuara, Tarrent kishte dëgjuar këngë të nacionalistëve serb, ku përmendej edhe Radovan Karagjiqi.
E gjithë ngjarja kishte filluar rreth orë 13:00. Ndaj gjithë këtij sulmi, edhe krerët e institucioneve të Kosovës duke dënuar aktin.