Barcelona ka dërguar një delegacion në Paris për të arritur marrëveshje me PSG-në për transferimin e Neymarit.
Një delegacion i Barcelonës ka mbërritur sot në Paris për të bindur PSG-në për shitjen e Neymar Jr.
E përditshmja sportive katalane “Sport” ka publikuar pamje ku përfaqësuesit e Barcelonës paraqiten në kryeqytetin francez në mision për ta rikthyer reprezentuesin brazilian në Camp Nou, përcjell lajmi.net.
Barcelona sot pritet ta paraqesë ofertë të re tek PSG-ja, për t’i bindur përfundimisht për ta pranuar shitjen e Neymarit.
Reprezentuesi brazilian nuk është duke luajtur në fillim të sezonit te skuadra kampione nga Ligue 1, derisa i afrohet largimit nga klubi pas interesimit nga Barcelona, por edhe Real Madrid.