Real Madrid planifikon edhe një blerje të madhe para mbylljes së afatit kalimtar të verës.
Real Madrid është duke negociuar me Sporting Lisbonën për transferimin e mesfushorit Bruno Fernandes.
E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” citon mediat portugeze që kanë dhënë lajmin se menaxheri Jorge Mendes tashmë është duke i udhëhequr bisedimet mes Sportingut dhe Real Madridit për transferimin e klientit të tij në Santiago Bernabeu, transmeton lajmi.net.
Fernandes u zgjodh futbollisti më i mirë i edicionit të kaluar të Kampionatit portugez.
Transferimi i tij në Real Madrid mund të kushtojë rreth 70 milionë euro.
Trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane ka kërkuar blerjen e një mesfushori me karakteristika ofanzive dhe Florentino Perez është i gatshëm t’ia plotësojë kërkesën me blerjen e Fernandesit.