Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkoviç, e ka publikuar listën për dy ndeshjet e radhës ndaj Gjeorgjisë dhe Danimarkës që zhvillohet gjatë muajit mars.
Petkoviç as për këto takime, nuk i ka besuar futbollistit kosovar të Huddersfield Town, Florent Hadërgjonaj.
Duke parë këtë veprim të Petkoviçit, mund të jetë një sinjal se Florenti mund ta veshë fanellën e “Dardanëve” në ndeshjet e qershorit.
24-vjeçari nga Deçani deri më tash është paraqitur për Zvicrën U-21, por që ka të drejt ta zgjedh Përfaqësuesen A të Kosovës.
Ndryshe nga Hadërgjonaj, Petkoviç u ka besuar shqiptarëve Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi si dhe Albian Ajetit.