Kosova është në listën e 10 shteteve më të mira në Kampionatin Botëror i cili po mbahet në Tokio.
Krejt kjo ka ardhur falë xhudistëve, që kanë arritur t’i sigurojnë Kosovës dy medalje të bronzta.
Distria Krasniqi dhe Majlinda Kelmendi fituan vendin e tretë, kurse Akil Gjakova e Nora Gjakova nuk arritën të ktheheshin me medalje.
Këtë e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka nëpërmes rrjeteve sociale, ku ka shkruar:
“Botërori në Tokio!
Pas ditës së tretë Kosova gjendet në Top 10 shtetet më të forta!
Dy medalje të fituara dhe një vend i 7 shënojnë pas tri ditësh suksesin më të madh të Kosovës në Kampionate Botërore!
Në Tokio po marrin pjesë 147 Shtete!
Pikët Olimpike të fituara deri më tash janë si vijon :
-Distria Krasniqi 1000 Pikë Olimpike 48 kg
– Majlinda Kelmendi 1000 Pikë Olimpike 52 kg
– Nora Gjakova Pikë 520 Pikë Olimpike 57 kg
Vendi i shtatë në Botëror
– Akil Gjakova 240 Pikë Olimpike 73 kg pa plasman!
Loriana garon të shtundën!”