Presidenti Agim Ademi ka takuar sot përzgjedhësin e Kombëtares, Bernard Challandes, të cilit ia shprehu mbështetjen e plotë të tij, të Komitetit Ekzekutiv dhe të stafit të Kombëtares për fillimin e misionit të ri në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020, shkruan Gazeta Alo.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, ku u diskutua çdo detaj sa i përket organizimit të dy ndeshjeve që i kemi para vetës, kundër Danimarkës dhe kundër Bullgarisë, e me ç’rast u tha edhe një herë se do të vazhdojmë me krenari dhe përgjegjësi t’i përmbushim gjithsecili detyrat e tij.
Pas takimit, presidenti Ademi dhe përzgjedhësi Challandes kanë vizituar edhe stadiumin “Fadil Vokrri” ku kanë parë nga afër gjendjen e fushës. /Gazeta Alo