Bernard Chalandes ka treguar një histori interesante për yllin kosovar të Zvicrës, Valon Behramin, shkruan GazetaAlo.
“Kur isha unë të Zvicra U21, Valon Behrami ka pasur mundësi të zgjedhë mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Unë i kam thënë se a je i vetëdijshëm se çka mund të ndodhë me karrierën tënde. Të shkosh të luash te Shqipëria e të mos marrësh pjesë në gara të mëdha, apo të luash me Zvicrën e cila do të ofrojë që të luash në ngjarje të mëdha të futbollit. Atëherë ka qenë kohë tjetër, kurse tani gjërat kanë ndryshuar dhe mund të arrish edhe me Kosovën”, ka deklaruar Bernard Challandes, Përzgjedhësi i Kosovës. /Gazeta Alo.