Zinedine Zidane ka finalizuar transferimin e parë pas kthimit te Real Madrid.
‘Los Blancos’ kanë arritur marrëveshje me Porton për transferimin e Eder Militao për 50 milionë euro pas përfundimit të këtij sezoni
Trajneri francez, në verën e vitit 2019 do të synojë të sjellë një emër që do të mbulonte hapësirat e krijuara pas largimit të Cristiano Ronaldos.
Emri që po pëlqehet nga Real Madrid, është ai i Eden Hazard të Chelsea.
Hazard është një nga lojtarët kryesor te Chelsea, dhe Roman Abramovich e vlerëson kartonin e belgut rreth 115 milionë euro.
Transferimi i Hazard për 115 milionë euro, do të ishte transferimi më i shtrenjtë në histori të Real Madridit.