Fjalë Kyçe

Alpinistja, Uta Ibrahimi thotë se është lënduar rëndë në Valbonë

Alpinistja, Uta Ibrahimi thotë se është lënduar rëndë në Valbonë

Alpinistja Uta Ibrahimi, ka konfirmuar se është lënduar rëndë, derisa ishte duke u ngjitur në malin e Rragamit në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Alpinistja Ibrahimi, ka thënë shkurtimisht për Express se lajmi për lëndimin e saj ka qenë i vërtetë, e që ajo vazhdon ende trajtimin nëpër mjekë.

“Po lajmi është i vërtetë. Dal shpejtë me deklaratë, vetëm ende jam nëpër mjekë”, ka thënë Uta Ibrahimi.

Alpinistja, ka qenë duke u ngjitur së bashku me alpinistin Aurel Duka në një faqe shkëmbore ku është shkëputur nga mali një gurë, i cili i ka rënë në këmbën alpinistes duke i shkaktuar dëmtime serioze.

Banorë të zonës dhe një grup nga emergjenca civile që u  ndodhen në vendin e ngjarjes, e transportuan alpinisten drejt lagjes Kukaj në Vlabonë, aty ku ndodhej ambulanca dhe shërbimi mjekësor