Fjalë Kyçe

Ku po transferohet Paulo Dybala?

Ku po transferohet Paulo Dybala?

Liverpool është duke tentuar të bëjë një transferim të madh me të përfunduar ky sezon.

Liverpool dëshiron ta transferojë Paulo Dybalan nga Juventusi.

Ylli argjentinas nuk po luan rregullisht te ‘Zonja e Vjetër’, andaj është i hapur që të largohet në verë, përcjell lajmi.net nga Tuttomercato.

Dybala ka shënuar nëntë gola në 35 paraqitje te Juventusi, gjersa Jurgen Klopp thuhet se e dëshiron transferimin e tij në Anfield.

Argjentinasi është duke u kërkuar edhe nga Manchester United, ndërsa skuadra italiane kërkon 120 milionë euro nga shitja e tij.