Skuadra llapjane ka emëruar Tahir Batatinën trajner të skuadres, shkruan Gazeta Alo.
Llapi ka njoftuar se ka ndërprer bashkpunimin me Xhengis Rexhepin dhe tani Batatina do të jetë timonieri i ri i skuadres.
Njoftimi i skuadres së Llapit.
Klubi futbollistik “Llapi” njofton për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Xhengis Rexhepi.
Si pasojë e mungesës së pikëve të parapara në xhirotë e luajtura, drejtuesit e klubit dhe Xhengis Rexhepi kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.
KF “Llapi” e falenderon Rexhepin për punën profesionale të bërë me klubin gjatë kësaj periudhe dhe i dëshiron suksese në karrierë.
Njëherit klubi njofton se nga dita e sotme, Kryetrajner i Llapit do jetë Tahir Batatina i cili sot do filloj stërvitjet me skuadrën./Gazeta Alo