Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, i ka bërë të ditur trajnerit të Danimarkës se nuk ka ndeshje të lehta.
Raportohet se trajneri i Danimarkës ditë më parë ka thënë se ndeshja ndaj Kosovës do të jetë një ndeshje e mirë për ta stërvitur skuadrën.
Challandes, duke folur rreth kësaj deklarate, ka thënë se të gjithë trajnerët e dinë që nuk ka ndeshje të lehtë.
“Nuk besoj se ka menduar ashtu trajneri”, ka deklaruar fillimisht Challandes.
“Të gjithë trajnerët e dinë që nuk ka ndeshje të lehta”.“Kjo është një çështje e zgjedhjes, e dimë që ata i pret një ndeshje e fortë kundër Zvicrës, ka qenë zgjedhje e tyre për të luajtur kundër Kosovës, ne nuk jemi Franca, nuk jemi kampion të botës, por jemi Kosova dhe luajmë futboll”, ka deklaruar Challandes.