Sot, më 21 mars, kombëtarja e Kosovës në futboll, do të zhvillojë ndeshjen e saj të radhës.
Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të ndeshjeve miqësore. Për të testuar skuadrën, Bernard Challandes do ta ketë përballë kombëtaren e Danimarkës.
Në ranglistën e FIFA, kombëtarja daneze, e udhëhequr nga Age Hareide, qëndron shumë më mirë sesa Dardanët.
Danimarka lë prapa saj kombëtare si Gjermania apo Argjentina, për tu renditur në pozitën e 10-të në ranglistën botërore, shkruan lajmi.net.
Ky test do të jetë shumë i rëndësishëm për kombëtaren tonë, në prag të ndeshjeve kualifikuese të Euro 2020.
Të hënën, më 25 mars, Kosova e Bernard Challandes luan ndeshjen e parë në eliminatoret e Euro 2020, ku përsëri në ‘Fadil Vokrri’ do të presë kombëtaren e Bullgarisë.
Kujtojmë se ndeshja që luhet sot kundër Danimarkës, fillon në ora 19:00.