Fjalë Kyçe

Ramush Haradinaj pranon letër falënderimi nga Hillary Clinton

Ramush Haradinaj pranon letër falënderimi nga Hillary Clinton

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka pranuar letër falënderimi nga ish-sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton.

Letra ka të bëjë me organizimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, dhe pamundësinë e sja që të ishte e pranishme bashkë me bashkëshortin e saj, Bill Clinton, shkruan lajmi.net.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Jashtëzakonisht i nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton, për organizimin e 20- vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, dhe pamundësinë që ajo të ishte e pranishme në këtë ngjarje të rëndësishme. Ish sekretarja Clinton u rreshtua në të drejtën tonë për liri. Sot, dhe përgjithmonë ajo mbetet mikja dhe aleatja jonë më e veçantë. Clinton, përmes kësaj letre shpreh falënderimin e posaçëm për dërgimin e pullës postare të punuar me imazhin e saj. Ndihem i lumtur për vlerësimin e ish sekretares Clinton rreth udhëheqjes sime si kryeministër, gjithmonë në përpjekje për të ndërtuar një të ardhme prosperuese për popullin e vendit tim!