Granit Xhaka mund të largohet nga Arsenali.
Mesfushori kosovar që luan për përfaqësuesen e Zvicrës, ka bërë të ditur se mund të largohet nga “Topçinjtë” dhe ta vazhdojë karrierën në një skuadër tjetër.
26-vjeçari i ka thënë gazetës zvicerane Tagblatt, se nuk ka nevojë t’i japë fund karrierës së tij në Londër.
Xhaka, tek Arsenali është transferuar në verën e vitit 2016 për 40 milionë euro nga Borussia Monchengladbach.