Përzgjedhësi Bernard Challandes, ka qenë protagonisti i tretë në intervistat e realizuara nga UEFA javë më parë në prag të fillimit të ciklit kualifikues Euro 2020.
Challandes: Ky lojtar i Kosovës është përbindësh i vërtetë
March 24, 2019
Përzgjedhësi Bernard Challandes, ka qenë protagonisti i tretë në intervistat e realizuara nga UEFA javë më parë në prag të fillimit të ciklit kualifikues Euro 2020.
Gjatë kësaj interviste Challandes ka folur për periudhën kur e mori përsipër drejtimin e Kombëtares së Kosovës e deri në periudhën e tanishme, si dhe për parashikimet e tij për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.
Challandes ka veçuar disa nga futbollistët më të talentuar të Kosovës, duke thënë se tani “Dardanët” kanë një portier shumë të talentuar, i cili luan në Manchester City. Bëhët fjalë për Arijanet Muric.
“Për shembull, ne kemi një portier shumë të ri (Muric) së bashku me Ujkanin, i cili është i gjatë dhe guardian i kombëtares. Tani kemi një portier të ri i cili është numri 2 në Manchester City. Do të jetë e mrekullueshme ta shohësh atë të luajë. Është 19 vjeç, 1.98m. Ai është një përbindësh i vërtetë. Atij i pëlqen të luajë me top, unë do t’i mbyllë sytë disa herë, sepse ai me të vërtetë është diçka që ka dalur drejtpërdrejt nga shkolla e Guardiolës”, ka thwnw Challandes.
Muric pritet të startojë nga minuta e parë edhe në ndeshjen ndaj Bullgarisë.