Përballja ndaj Bullgarisë është jashtzakonisht e rëndësishme për tu fituar, shkruan Gazeta Alo.
Jo vetëm tre pikët e fituara nga kjo sfidë janë të rëndësisë së madhe.
Kjo sfidë do të thotë shumë për të ardhmen e Kombëtares sonë, kjo ecuri e rezultateve fantastike nuk duhet ndaluar.
Vrulli dhe dëshira e madhe te djelmoshat tanë duhet të vazhdojë. Kjo ndeshje duhet fituar mbrëmjen e së hënës kur në stadiumin e stërmbushur që mban emrin e legjendes “Fadil Vokrri” do të përballemi me Bullgarinë.
Pse mos ta mundim Bullgarinë kur kemi në skuadër super yje, pse mos ta mundim Bullgarinë kur kemi “Dardanët” tifozërin më të mirë në botë, pse mos ta mundim Bullgarinë kur një Kosovë e tërë e dëshiron fitoren, pse mos ta mundim Bullgarinë dhe të tregojm se jemi skuadër e madhe evropiane.
Prandaj përpara Kosovë të mundim Bullgarinë dhe të vazhdojmë sogurt drejt historisë.
Ne e meritojmë edhe e duam këtë.
Na bëni krenar djelmosha. FORCA KOSOVA. /gazeta Alo