Pas fitores kundër Turkmenistanit në ndeshjen e djeshme, Kombëtarja U21 sot e ka mbajtur një stërvitje të lehtë për rigjenerim, për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen e nesërme kundër Maltës, shkruan Gazeta Alo.
Atmosfera në ekipin kombëtar është e mirë, ashtu sikurse edhe gjendja e futbollistëve, me përjashtim të Meriton Kastratit, i cili për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen e djeshme është rikthyer sot në Zvicër.
Stafi i Kombëtares U21 dhe të gjithë bashkëlojtarët i dëshirojnë Meritonit shërim sa më të shpejtë dhe e presin edhe më të fortë për ndeshjet kualifikuese që nisin në qershor./GazetaAlo.