Apple sapo ka lansuar kredit kartelën e saj personale, të ashtuquajtur ‘Apple Card’.
Kredit kartela do të mund të shfrytëzohet përmes ‘iPhone’-it, ndërsa fizikisht do të mund të shfrytëzohet, sipas firmës, transmeton lajmi.net.
Kartela është krijuar me ndihmën e Goldman Sachs dhe MasterCard.
Firma mbajti një ngjarje në Kaliforni, ShBA për të njoftuar një numër shërbimesh të reja dhe të zgjeruara.
Shefi Ekzekutiv Tim Cook ishte i qartë që nga fillimi se njoftimet do të ishin në lidhje me shërbime të reja, e jo pajisje të reja.
Kjo cilësohet si një ndryshim i madh për gjigantin 42-vjeçar të teknologjisë.