Prishtina dhe Flamurtari zhvillojnë ndeshjen e 40-të zyrtare të pasluftës, shkruan Gazeta Alo
Prishtina me 22 fitore, 10 barazime dhe 7 fitore të Flamurtarit qëndron larg me statistika përball rivalëve lokal. Për goldallim mos të flasim, është +32, 69:37.
Por, ndryshe qëndron situata këtë edicion, nga 22 ndeshje kampionale, Prishtina vetëm Flamurtarin nuk e ka mposhtur nga çka kuqezinjtë i kanë marrë 4 pikë, me barazimin 1:1 dhe me fitoren e fundit 2:0 – të gjitha këto ndeshje të zhvilluara në “Fadil Vokrri”.
Pra, bardhekaltrit nuk kanë motiv më të madh se sa këto rezultate që të revanshohen dhe trepikëshi është rruga e vetme drejt vazhdimit të luftës për titull.
Prishtina përballet me mungesa, me suspendimin e Khalid dhe dy-tre futbollistë tjerë që kanë lëndime të lehta dhe vetëm para ndeshjes mund të dihet se a mund të llogaris në ta shtabi teknik.
Java XXIII: Prishtina – Flamurtari
Sot
Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë /Gazeta Alo