Do të jetë një ndeshje emocionuese kundër Juventusit në Amsterdam, ka thënë legjenda holandeze, shkruan GazetaAlo
“Jemi të lumtur që jemi në çerekfinale. Kemi luajtur në një nivel të lartë kundër Realit në Madrid dhe shpresojmë ta bëjmë sërish kundër Juventusit në Amsterdam”.
“Ekipi është i bindur se mund ta mposhtin Juventusin. Kemi një skuadër të re që kemi shtuar përvojë, për shembull me Tadiç dhe sjelljen e Blind nga United. Ne jemi ende në Champions dhe mund ta mposhtim Juventusin, duke mundur Realin dhe duke luajtur në ndeshje si ato ndaj Bayernit, që na dhanë besim të madh.
“Unë e njoh mirë Cristianon, kam luajtur me të për katër vite. E di se sa shpejt rekuperohet trupi i tij dhe sa i fortë është mendërisht. Ai do të bëjë gjithçka për të qenë gati në ndeshjen e parë, sepse ai dëshiron të fitojë dhe të kualifikohet, ashtu si Ajax. De Ligt ka një të ardhme të madhe përpara tij.ka deklaruar – Van der Sar. /GazetaAlo