Nora Gjakova në gjysmëfinale të Grand Prix Tbilisi 2019, shkruan GazetaAlo.
Nora Gjakova është në rrugë të mirë për të fituar medalje🥇 në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Kampionia e Evropës ka shënuar dy fitore, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të kategorisë -57 kg.
Në çerekfinale ajo mundi vendasen, Eperi Lipertaliani.
Nora në gjysmëfinale përballet me Sanne Verhagen. /GazetaAlo