Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka triumfuar në Grand Prixin e mbajtur në Gjeorgji, në qytetin e Tbilisi.
Triumfi i Gjakovës erdhi në kategorinë deri në 57 kilogramë, ku ajo nuk pati ndonjë vështirësi të madhe, shkruan lajmi.net.
Gjakova në përballjen e parë e vlefshme për raundin e dytë, e ka mposhtur me IPPON turken, Seyma Ozerker.
Për të prekur gjysmëfinalen, kosovarja ka arritur ta mund garuesen vendase, Eteri Liparteliani.
Në gjysmëfinale të kategorisë deri në 57 kilogramë, Gjakova triumfoi ndaj xhudistes holandeze Sanne Verhagen, për të shkuar në luftën e fundit.
Në finale, Nora Gjakova ka arritur që të fitojë garën me brazilianen Rafaela Silva, dhe t’ sigurojë Kosovës një medalje të artë nga Grand Prixi i mbajtur në Gjeorgji.