Llapi e ka deklasuar Lirinë në Prizren me shifrat 4:0 në rikthimin e Tahir Batatinës si trajner.
“Për mua si trajner është fitore e ëmbël pas rikthimit. Në një ndeshje të tillë me peshë është shumë me rëndësi t’i marrësh tri pikë, aq më shumë në rikthim. Sot u vërejt se kemi një skuadër tejet cilësore. Këtë fitore ia dedikoj kryetarit të klubit, Beqir Batatinës, drejtorëve Bejtushit dhe Amrushit si dhe donatorit Baki Osmanit për mbështetje, normalisht edhe tifozëve”, deklaroi Batatina për SuperSport.
Ai vijoi me analizën e ndeshjes. “Liria ka lojtarë të mirë, por realizuan gol në momentet vendimtare dhe në pjesën e dytë kemi luajtur kujdesshëm dhe kemi pritur gabimet”, shtoi Batatina.
Trajneri i Llapit ka ‘goditur’ trajnerët e kaluar të Llapit, duke thënë se po të ishte në krye të ekipit, çështja e titullit nuk do të diskutohej.
“Me këta djem që i ka skuadra e Llapit më dhimbset koha që e kam humbur, pasi në këto momente nuk ish diskutuar titulli i kampionit. Gabimi më i madh është që nuk kam vazhduar si trajner pas organizimit të mirë që kishte klubi”, përfundoi Batatina.