Fjalë Kyçe

Legjenda e Kroacisë, Davor Shuker flet ekskluzivisht për Gazetën Alo

Legjenda e Kroacisë, Davor Shuker flet ekskluzivisht për Gazetën Alo

Legjenda e futbollit kroat dhe atij botëror Davor Shuker ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo.

Ish futbollisti i Real Madridit në një intervistë ekskluzive për Gazeten Alo ka folur për gjasat e Kombëtares së Kosovës për kualifikim në evropian.

Ndër të tjera legjenda kroate e ka quajtur Kombëtaren e Kosovës, Brazil i vogël.

GAZETA ALO: Mendimi i juaj për Kombëtaren e Kosovës.

Davor Shuker:”Mendimi im për Kombëtaren e Kosovës është se ka shumë talenta, është një Brazil i vogël, por nuk kanë mundësi ku të tregojnë kualitetet e tyre”.

GAZETA ALO: Sa janë gjasat e Kombëtares së Kosovës për kualifikim në EURO 2020.

Davor Shuker:Kosova ka gjasa të mëdha për tu kualifikuar pas barazimin ndaj Bullgarisë dhe një rezultati pozitiv në ndeshjen e radhës. Kosova në këtë grup mund të ju bëj ballë të gjithë kundërshtarëve.

GAZETA ALO: Kosova përballet me Malin e Zi në ndeshjen e radhes. A do të arrijë Kosova një rezultat pozitiv kundër Malit të Zi.

Davor Shuker: Natyrisht se mundet sepse Mali i Zi ka humbur në kualitet në krahasim me katër vitet e kaluara. Ndërsa Kosova ka përparuar dukshëm.

GAZETA ALO: Cilin futbollist të Kombëtares së Kosovës e vlersoni si më të mirin.

Davor Shuker:Nuk mund të dalloj ndonjërin. Përveç kapitenit tonë (Amir Rrahmani) Kosova ka edhe shumë yje të tjerë, këtë edhe e kanë treguar por duhet akoma të kombinohen dhe të kualifikohen në evropian e shoresojm më pas në të ardhmen edhe në botëror.

Davor Shuker ishte ndër më meritorët për pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA.