Trajneri i Juventusit Allegri e ka ngritur në qiell yllin e Juventusit, shkruan Gazeta Alo.
“Kean ka bërë një gol kundër Liechtenstein-it dhe duket sikur është kthyer në Messi apo Ronaldo. Këto gjëra më mërzisin: duhet qetësi, ashtu si me të gjithë të rinjtë. Është jashtë çdo dyshimi që ai ka cilësitë e një goleadori. Por nëse në qershor Mancini e hedh sërish në fushë dhe ai nuk prek asnjë top bëhet e bezdisshme. Shqetësimi im është se kur do të rekuperohet nga e gjithë kjo dehje mediatike që ka marrë këto ditë. Ai si çdo lojtar tjetër i ri ka nevojë të rritet hap pas hapi dhe unë në një fare mënyre duhet ta mbroj. Jo sepse jam i zoti, por sepse e di sesi janë të rinjtë.” ka thënë Max Allegri. /°Gazeta Alo