Fjalë Kyçe

Fortesa Orana humb luftën, e cila ia mundësonte medaljen e bronztë evropiane

Fortesa Orana humb luftën, e cila ia mundësonte medaljen e bronztë evropiane

Fortesa Orana ka garuar sot në luftën për medalje të bronztë në kampionatin evropian të karatesë, që po mbahet në Guadalajara të Spanjës, shkruan Gazeta Alo

Karateistja jonë u mposhtë me rezultat 2:1, nga finlandezja, Titta Keinanen, duke humbur mundësinë e artë që kombëtarja e karatesë të kthehet nga Spanja me medalje.

Orana kishte fituar të enjten tri luftëra (dy në repesazh), kurse kishte humbur njërën luftë, shkaku i diskualifikimit në sekondat e fundit.
Kombëtarja e karatesë mori pjesë në evropian me 10 garues.

Afër medaljes ishte edhe Elhami Shabani (-75 kg), i cili shënoi dy fitore, ndërsa në repesazh, humbi me vendim të gjyqtarëve, pasi rezultati ishte 0:0. Dy fitore kishte shënuar edhe Alvin Karaqi në kategorinë -84 kg, ndërsa garuesit tjerë u ndalën kryesisht në luftën e parë ose të dytën.

Të premten në ekipore, meshkujt mposhtën Malin e Zi, ndërsa u mundën nga Portugalia.

Ekspedita e karatesë u paraqit në evropian me simbole shtetërore, të cilat këtë herë u lejuan nga shteti i Spanjës, të cilët vazhdojnë të mos e njohin Pavarësinë e Kosovës.

Drejtësinë në evropian e ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar, Ardian Muhadri. /Gazeta Alo