Fjalë Kyçe

Gjyqtari kosovar shofer i politikanit të famshëm të LDK-së

Gjyqtari kosovar shofer i politikanit të famshëm të LDK-së

Gjyqtari, Eroll Jonuzi, është një nga më të mirët në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Jonuzi përveç punës si gjyqtar i futbollit, ai bënë edhe një punë tejet interesante.

Erolli është i pasionuar pas politikës, një gjë e rrallë që ndodh në futboll, pasi futbolli dhe politika janë në kundërshtim me njëra – tjetrën.

Megjithatë, Erolli nuk është aktiv në politikë edhe pse është i afërt me njerëzit që bëjnë politikë.

Ai është nga qyteti i Gjilanit dhe konsiderohet si një nga gjyqtarët më të mirë të Ligës së Parë.

Jonuzi për Insporti.com ka konfirmuar se ai është shofer i kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit, në raste të caktuara.

“Po, është e vërtetë, tash e një kohë jam shofer i Lutfisë, por më shumë si shoqërues në momente të caktuara”, ka thënë Jonuzi.

Jonuzi ka treguar edhe disa gjëra interesante rreth kryetarit Hazirit.

Ai ka thënë se Haziri është i pasionuar pas futbollit dhe së fundmi ka filluar të përcjellë edhe futbollin kosovar, si dhe nuk e humbet asnjë ndeshje të Përfaqësueses së Kosovës.

Sipas burimeve të Insportit, kryetari Haziri është tifoz i skuadrës kampione, FC Dritës. Ndërsa, në rrafshin ndërkombëtar ai është mbështetës i flaktë i gjigantit anglez, Arsenal.

Ndryshe, Eroll Januzi do të përshëndetet në fundin e këtij sezoni, pasi që do të marrë rrugë për në Suedi.

30 vjeçari do të inkuadrohet në futbollin suedez, teksa do gjykojë ndeshjet e Ligës së Dytë dhe të Parë.

Në të kaluarën Januzi ishte një futbollist i shquar.

Vlen të theksojmë se raste të tilla ka dhe në futbollin evropian, kujtojmë ish gjyqtarin anglez, Howard Webb, i cili ndante drejtësinë në Premierligë si dhe ishte anëtar i policisë angleze.