Fjalë Kyçe

Ismet Munishi përjashtohet sërish, ja çfarë ndodhi pas ndeshjes në Gjakovë

Ismet Munishi përjashtohet sërish, ja çfarë ndodhi pas ndeshjes në Gjakovë

Trajneri i Vëllaznimit Ismet Munishi është përjashtuar pas ndeshjes me Onixin të cilën gjakovarët e fituan 4:1.

Munishi ka ofenduar gjyqtarët pasi sipas tij, ata kanë ndëshkuar shumë futbollistë të ekipit gjakovar me karton të verdhë dhe një me të kuq.

Kësisoj, Munishi është shënuar si i përjashtur për ofendim ndaj gjyqtarëve, teksa i mbetet Komisionit Disiplinor ta thotë fjalën e vet.