Standardi i vendosur nga Pep Guardiola në Premierligë është i çmendur.
Skuadra e Manchester City është kampioni i dy sezoneve të fundit në Premierligë, dhe shihet favorit edhe për edicionin e tretë radhazi.
Duket se vetëm Liverpool do të jetë përsëri skuadra që do të mbaj hapin me skuadrën e Pep Guardiola, pasi Man United nuk e ka nisur mirë kampionatin.
Madje, rivalët lokal të ‘Citizens’ kanë shënuar vetëm një fitore në katër xhirot e para të këtij sezoni.
Kështu, ata kanë lëshuar më shumë pikë në 13 ditë, sesa Manchester City ka lëshuar në vitin 2019, transmeton lajmi.net.
Kjo statistikë tregon për standardin e vendosur në Premierligë. Manchester City po garon vetëm me Liverpool në Angli.