Fjalë Kyçe

Ramadani befason me këtë deklaratë

Ramadani befason me këtë deklaratë

Feronikeli ka barazuar pa gola me Flamurtarin në kuadër të xhiros 24 të Ipko Superligës.

Pas ndeshjes, trajneri i ekipit nga Drenasi, Zekirija Ramadani ka thënë se pavarësisht mundësive të shumta dhe lojës më të mirë se kundërshtari, Feronikeli duhet t’i gëzohet këtij barazimi.

“Flamurtari ka merita që ne nuk arritëm të fitojmë. Por, ne duhet t’i gëzohemi barazimit dhe jo Flamurtari, pasi mbetemi sërish në vendin e parë tri pikë më shumë se vendi i dytë”, deklaroi Ramadani për SuperSport.

“Në dy ndeshjet e fundit pjesën e parë e kemi më të dobët e pastaj ndryshojmë në pjesën e dytë. Gjithsesi, jemi tri skuadra me pikë të përafërta. Edhe po të kishim fituar sot nuk do të kishte mbaruar kampionati. Sidoqoftë, ne jemi shqiptar jemi në Ballkan dhe presioni nuk na bën dëmë, na bën mirë dhe më të mobilizuar”, përfundoi Ramadani.

Feronikeli vazhdon të jetë lider, por tani epërsia me Prishtinën është ngushtuar.