Paris Saint-Germain ka nënshkruar me portierin Sergio Rico si një huazim një vjeçar nga Sevilla pasi portieri Alphonse Areola ishte jashtë skuadrës në një ndeshje të Ligue 1 të premten.
Rico kaloi sezonin e kaluar si huazim në Fulham në Premierligë, por nuk u ble përfundimisht nga ekipi anglez. Ai u rikthye në Spanjë për këtë sezon, por deri më tani nuk ka bërë paraqitje në La Liga.
Areola kishte startuar në tre ndeshjet e para të PSG në Ligue 1 deri më tani këtë sezon, por nuk ishte në ekip në fitoren e tyre 2-0 ndaj Metz më 30 gusht, transmeton lajmi.net.
Portieri francez është i lidhur ngushtë me një kalim te Real Madrid, pasi Keylor Navas dëshiron largimin nga ‘Santiago Bernabeu’.
Kjo ka bërë që kampioni i Ligue 1 të transferojë Sergio Ricon.